Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se nuk ka dialog teknik me Serbinë, por marrëveshje për njohje reciproke.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më 16 korrik të këtij viti, pas 20 muajsh, ka filluar dialogu Kosovë, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Temat kryesore në këtë takim ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik./21Media