Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për ArgumentPlus tha se shpreson që nuk do të shkojë gjatë që Kosova të ketë u.d të Presidentit.

Hoti për Ushtruesen e Detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin tha se ajo është jurist dhe beson që i di kompetencat e veta kushtetuese.

“Ajo është juriste, besoj që i di kompetencat e veta kushtetuese në këtë rast. Me rëndësi është që edhe ajo edhe të gjithë të kuptojmë situatën ku jemi edhe të ushtrohen kompetencat, në këtë rast të presidentit në përputhje me Kushtetutën për të mundësuar tranzicionin e pushtetit derisa të zgjidhet presidenti i ri”, tha Hoti./21Media