Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot në konferencë për media tha se Vjosa Osmani ka zgjedhur vet rrugën e saj. I pyetur se a do të jetë LDK në një koalicion me inciativën e Vjosa Osmanit,  Hoti tha se beson se Osmani rrugët me Lidhjen Demokratike të Kosovës i ka ndarë përgjithmonë.

“Osmani ka zgjedhur rrugën e vet, ajo i ka nda përgjithmonë rrugët me LDK-në”, deklaroi Hoti.

Hoti nuk bëri të ditur nëse do kandidoj përsëri për kryeministër duke thënë se kjo mbetet të vendoset nga partia./21Media