Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës paralajmëroi se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se po shkohet prej ekstremit në ekstrem.

“Prej ekstremit në ekstrem”, ka shkruar në twitter Ahmeti.

Gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur pesë persona, ndërsa janë shënuar edhe 596 raste të reja me Covid-19 në Kosovë./21Media