Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar masa të reja për festat e fundit vitit. Ai gjatë një  konference për media tha se këto masa do të zbatohen nga java e ardhshme.

“Ministri ka marrë për obligim që së bashku me ministrin e Shëndetësisë, të takojnë shoqatat, odat, grupet e caktuara të bizneseve, në mënyrë që ne të përgatisim masat e reja që do t’i zbatojmë nga java e ardhshmë për t’u përgatitur për festa , në mënyrë që ne në familjet tona të festojmë më qetë dhe institucionet shëndetësore të kenë mundësi të përballen me situatën nëpër të cilën po kalojmë “, tha Hoti.

Ndërsa aktualisht Hoti tha se do të jenë në fuqi masat e marra para më shumë se dy javvë, pasi që sic tha ai kanë treguar rezultate pozitive./21Media