Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëroi shtrëngimin e masave për mbrotje nga koronavirusi.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se rreziku për një valë të re të Covid-19 është i madh.

“Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit.”, shkroi Hoti në Facebook.

Ai tutje tha se javëve në vazhdim mund të ketë kufizimin e tubimeve dhe kontrolli rigoroz

“Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera. Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave.”, përfundoi kryeministri Hoti.

Në anën tjetër,  sot në Kosovë kanë vdekur dy persona si pasojë e Covid-19 dhe janë shënuar49 raste të reja nga 680 mostra të testuara./21Media

 

Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh. Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në…

Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 11. Oktober 2020