Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tha se pas formimit të Qeverisë, prioritet do të jetë rimëkëmbja ekonomike. Hoti në një shkrim në Facebook u shpreh se deputetët do të kenë shumë punë për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike.

“Sot e diskutuam Programin Qeverises me Grupin Parlamentar, nje diskutim shume permbajtesor. Deputetet do te kene shume pune qe ne ditet e para te Qeverise se re per te miratuar ligjet per zbatimin e masave per rimekembje ekonomike.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në LDK thonë se Gjykata Kushtetuese do ta japë vendimin e saj para datës 29 maj. Thonë se java e ardhshme Kosovën do të gjejë me Qeveri të re./21Media