Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2021.

Hoti ka thënë se buxheti siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.

“Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave. Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, 29 December 2020

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Pro miratimit të projektligjit për buxhetin ishin 85 deputetë, ndërsa nuk kishte abstenim dhe as vota kundër./21Media