Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Haxhi Krasniqin dhe e ka nderuar Kampionin e Botës në boks me hartën e Kosovës.

Pas takimit, kryeministri ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa imazhe me Krasniqin dhe ka thënë se ka pasur nderin ta takojë dhe përgëzoj për titullin.

Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks. Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat“, ka shkruar Hoti./21Media