Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Hoti në një shkrim në Facebook u shpreh se është koha që të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë./21Media