Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pas vizitës zyrtare në Bruksel do t’i drejtohet opinionit publik përmes një konference për media.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë do të mbahet sot nga ora 11:00 në objektin e Qeverisë.

“Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Hoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian./21Media