Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizituar Klinikën Infektive.

Hoti në një prononcim për media ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situate pandemie.

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh me viktima. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin në Qendren Klinike këtu dhe nëpër spitale regjionale ndaj pacientëve, nevojën që kemi për të pasur furnizim më të mirë me barna”, ka thënë Hoti.

Kreu i Qeverisë ka përgëzuar dhe falënderuar stafin mjekësor për punën.

Ai tutje u shpreh se do të jenë në baza të rregullta në vizitë në klinikë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 519 mostra prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive, kurse janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./21Media