Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se lajmi i madh që e solli komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, është plani i investimeve dhe Rimëkëmbje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja në vlerë prej 28 miliardë euro. Prej të cilave nëntë miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hoti ka folur edhe për Raportin e Progesit, ndërsa ka shtuar se në katër muajt e qeverisjes është larguar fjala korrupsion nga diskursi publik./21Media