Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverive shqiptare u tregua i rezervuar sa i takon mos liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

“Mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Po mundohemi që gjatë kërkesës tonë që ne të kemi liberalizim e vizave sa më shpejt, të mos e shajmë shumë BE-në, por të tregojmë vendosmërinë tonë që të mbajmë të mirëplotësuara të 95 kriteret që kemi plotësur në vitin 2018″, u shpreh ai.

Avdullah Hoti derisa ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy qeverive do të çojnë në një fazë të re të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqiëprisë.

Hoti ka theksuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve tregohet edhe përkushtimi për të ecur përpara./21Media