I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka falënderuar qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e Qeverisë së Kosovës që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë.

“Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, ka thënë Hoti gjatë vizitës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai falënderoi edhe stafin për punën që bën dhe në përballjen me pandeminë suke thënë se “është mision kombëtar”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus deri më tani në Kosovë është 8 mijë e 104. Prej tyre, 212 pacientë kanë humbur jetën dhe 4,463 janë shëruar./21Media