Hoti shpalosi platformën për dialogun para shoqërisë civile

Hoti shpalosi platformën për dialogun para shoqërisë civile

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar sot platformën për dialogun me Serbinë para shoqërisë civile.
Kryeministri Hoti deklaroi se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe në bazë të kësaj kushtetute do të bëhet edhe përfaqësimi i Kosovës në këtë dialog.

Hoti deklaroi se deklarimet për shkëmbim territoresh dhe ndarje të Kosovës janë konspiracione irelevante dhe se Kosova nuk mund të bëjë çfarëdo kompromisi që prek kushtetutën apo karakterin unitar të shtetit.