Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pranuar një telegram urimi nga presidenti i Turiqës, Recep Tayyip Erdoğan, Në telagramin e urimit  Erdogani në emrin e  tij personal dhe gjithë popullit turk  e ka uruar Hotin marrjen e postit të Kryeministrit.

Tutje, Erdogani Hotit i ka ofruar mbështetje në punët që do t’i realizojë “për një Kosovë të fortë dhe të përsosur”. Erdogani në fund ka shkruar se shpreson që marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve  do të zhvillohen më tej.

Solidariteti midis vendeve tona ka fituar rëndësi në luftën kundër pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar tërë botën. Shpresoj që furnizimet mjekësore, të cilat i kemi dërguar kanë kontribuar në luftën e Kosovës kundër pandemisë COVID-19. Ju përcjell ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë kosovarë që humbën jetën për shkak të pandemisë ndërsa të prekurve u uroj shërim sa më të shpejtë. Besoj se marrëdhëniet tona bilaterale, rrënjët e të cilave shtrihen në lidhjet miqësore dhe vëllazërore, do të zhvillohen më tej dhe me këtë rast, unë riafirmoj dëshirat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar Erdogan njofton zyra e Kryeministrit. /21Media