Kryeministri  Avdullah Hoti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, e cila ka shprehur urimet më të sinqerta për marrjen e detyrës së tij si kryeministër i Kosovës.

“Ju uroj shumë suksese Qeverisë që ju drejtoni, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e krizës shëndetësore të lidhur me Covid-19 dhe implikimet e saj sociale dhe ekonomike, forcimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, si dhe dialogun midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në të mirë të perspektivës së vendit tuaj për integrime evropiane.  Kam kënaqësinë të vërej cilësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që bashkojnë dy vendet tona. Shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të forcohen dhe thellohen. Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, i dashur Koleg, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë”, thuhet në telegramin e Wilmes.