Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pritur në takim futbollistin e kombëtares , Milot Rashicën.

Hoti i ka uruar Rashicës suksese në lojën kudnër Maqedonisë së Veriut.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Vlen të theksohet se ky takim është mbajtur duke respektuar masat anti-Covid. Të gjithë ishin të pajisur me maska.

Rashica para pesë ditësh ka ardhur në Kosovë./21Media

Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë…

Gepostet von Avdullah Hoti am Dienstag, 14. Juli 2020