Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti prit sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

Përmes një komunikate të zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

“Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian”, thuhet tutje ne komunikatë./21Media