Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, me të cilin bisedoi për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, për pakon e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për projektet e ndryshme zhvillimore që ndërlidhen me këtë komunë.

Po ashtu, kryeministri Hoti dhe kryetari Jashari u pajtuan për hapat e ardhshëm institucionalë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz./21Media