Hoti publikon pamje nga pritja që ia bëri sot Macron
7 Korrik 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë atij nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Pritja nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin e Elizesë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.
Takimi ndërmjet presidentit të Francës dhe kryeministrit të Kosovës, kishte nisur në orën 11:30./21Media