Kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Qeveria ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

“Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Hoti ka thënë se masat lehtësuese të cilat janë ndërmarrë deri më tani janë duke u monitoruar,.

“Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit!”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës…

Gepostet von Avdullah Hoti am Mittwoch, 24. Juni 2020