Presidenti amerikan Donald Trump, ndërmjetësi në marrëveshjen Kosovë-Serbi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic janë përqafuar brenda zyrës së tij.

Në tubimin parazgjedhor, Trump tha se udhëheqësit e dy vendeve kishin shuar gjakrat brenda zyrës së tij dhe sipas Presidentit të SHBA-ve, ishte një gjë shumë e bukur ta shihje përqafimin e tyre.

I pyetur nga RTV21 nëse ka përqafur në të vërtetë presidentin serb, Hoti refuzoi të komentojë deklaratat e presidentit Trump.

Nuk i komentojë deklaratat e presidentit Trump. Faleminderit“, tha Hoti./21Media