Me një votë abstenim, kabineti qeveritar ka marrë vendim për ricaktimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky post i është besuar Arben Çitakut i cili ishte shkarkuar nga qeveria Kurti në shkurt të këtij viti.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica kërkoi paraprakisht që të përkrahet propozimi për ricaktimin e Arben Çitakut në pozitën e sekretarit të përgjithshëm.

“Qeveria e Kosovës në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 19.02.2020, Arben Çitakun e ka ricaktuar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media