Gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se është shtuar tejmase kapaciteti i testimeve, duke shtuar se janë testuar rreth 10 mijë nxënës dhe arsimtarë nëpër shkollat në Kosovë.

Nga këta të testuar siç bën të ditur kryeministri, rreth 5 përqind kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, që sipas tij është një përqindje mjaft e lartë.

Ndryshe sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ka zhvilluar modul të ri për regjistrim të rasteve me COVID-19 në shkolla.

“Këtë aplikacion (Sistemi për regjistrimin e rasteve me COVID), MASh e ka zhvilluar me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale, informata të cilat do të lehtësojnë punën e task forcave në nivel të shkollave, të komunave dhe të Ministrisë për përcjelljen e procesit mësimor në kushte pandemie. “, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit në Facebook./21Media

#AvdullahHoti Testohen 10 mijë nxënës dhe arsimtarë, 5% prej tyre pozitivë

#AvdullahHoti Testohen 10 mijë nxënës dhe arsimtarë, 5% prej tyre pozitivë

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 14. Oktober 2020