Gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në bazë të një vlerësimi se kush po e shkakton rritjen e rasteve të infektimeve me koronavirus në Kosovës, është zbuluar se ato po shtohen nga gastronomia dhe nga institucionet.

Sipas Hotit është e papranueshme dhe e papërgjegjshme që institucionet të mos përkujdesen për mirëmbajtjen e plotë të masave.

Kryeministri ka shtuar se ka pranuar me shqetësim edhe informatat se ka shumë të infektuar nga Policia e Kosovës dhe inspektoriatet, por edhe nëpër barnatore, furra e markete ku shërbejnë pa maska./21Media

#Hoti: Rastet e reja me #Covid-19 po vijnë nga gastronomia dhe institucionet

#Hoti: Rastet e reja me #Covid-19 po vijnë nga gastronomia dhe institucionet

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 14. Oktober 2020