Hoti: SHBA po jep shenja të prishjes së raporteve sikur me Qeverinë Kurti I

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti akuzoi Qeverinë se është duke punuar pa asnjë vzion.
Hoti e vlerëson për keqardhje edhe moskoordinimin me aleatët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-në për vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS.
Ai thotë se shenjat e para për prishjen e raporteve me ShBA-në janë dhënë, ngjashëm sikur në kohën e Qeverisë Kurti I.
“Është për keqardhje që nuk është koordinuar më herët me partnerët tanë. Pavarësisht asaj, nuk po dëgjohet këshilla e aleatit kryesor tonin, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rishikohet shtyrja e vendimit, me shpresë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje me Serbinë, pasi ajo nuk mund të arrihet pa partnerët tanë ndërkombëtar… Disa shenja janë dhënë, siç u patën dhënë në Qeverinë Kurti I. Atëherë ka pasur edhe reagim publik se janë artificiale këto veprime. Prapë i kanë dhënë të njëjtat shenja, shtyrja e vizitave të disa ministrave në ShBA me insistim eksplicit të palës amerikane se duhet të qëndrojnë këtu, ky është mesazhi që të japin”, deklaroi Hoti për kp.
Duke folur për planin franko-gjerman për dialogun, Hoti thotë se i njëjti nuk duhet të injorohet, por nuk përmbyll përfundimisht çështjen me Serbinë.

Back to top button