Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, kryeministri Hoti ka emëruar Bajram Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenajn ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës.

Më herët gjatë ditës, Hoti shkarkoi edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.