I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë sot Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të pritet nga ministri Armend Zemaj.

Vizita e Hotit në Ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësorë.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë pritet të bëhet në ora 09:30.

Me këtë rast, Hoti dhe Zemaj, do t’u drejtohen edhe mediave për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi./21Media