Me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Esat Dauti, i cili ishte edhe një prej themeluesve të LDK-së, ngushëllime ka shprehur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Sot u nda nga ne Profesor Esati, mik shumë i dashur për mua, profesor i respektuar i shumë gjeneratave. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij. U prehtë në paqe.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Për vdekjen e tij telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa./21Media