Hoti: Shumë shpejt do ta rrisim prapë numrin e inspektorëve sanitar

 

Kryeministri Avdullah Hoti, sot bëri të ditur se së shpejti do ta rrisë numrin e inspektorëve sanitar. Hoti në  facebook u shpreh se nuk do të ketë tolerancë ndaj personave që shkelin masat, e “e as ndaj atyre qe nuk respektojne inspektoratin dhe policine duke i penguar ne kryerjen e detyres”.

Hoti shtoi se nesër do të ketë raport me shkrim nga institutcionet përkatëse.

“Me shqetesim pranova informaten se ne raste te caktuara, inspektoret jane selektiv ndaj atyre qe nuk respektojne masat. Kjo nuk do te tolerohet.”, shtoi më tutje kryeministri në facebook./21Media 

Back to top button