Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot, në konferencë për media bëri apel për kujdes. Ai tha se lirimi i masave  siç duket ka prodhuar rezultatin e rasteve të ditëve të fundit me Covid-19.

Ai tha se situata është alarmante dhe tha se nëse nuk respektohen strikt masat e ekspertëve shëndetësor, atëherë tha se do të jenë të detyruar t’i kthejnë masat që kanë qenë më herët, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, në Kosovë nga koronavirusi janë infektuar 1326 persona, 921 janë shëruar, ndërsa, 31 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media