Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk ka marrëveshje në mirëkuptim midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia.

“Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Sa i përket mos dhënies e lejes nga ana e Minstres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla  së presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ta vizituar Kosovën, kryeministri , Avdullah Hoti, ka pranuar një letër nga emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në të cilën kritikohet ashpër qasja e qeverisë karshi ndalimit të vizitës për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq duke thënë se po shkelet marrëveshja për Lirisë së Lëvizjes e arritur në Bruksel dhe kjo mund të shkaktojë tensione në terren./21Media