Kryeministri Avdullah Hoti në “Argument Plus”të RTV 21.-Hoti: Zhvillimet me Specialen nuk nënkuptojnë që vendi të shkojë në zgjedhje

Kryeministri Avdullah Hoti në “Argument Plus”të RTV 21.-Hoti: Zhvillimet me Specialen nuk nënkuptojnë që vendi të shkojë në zgjedhje

Kryeministri Avdulah Hoti deklaroi se zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale nuk nënkuptojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje! Në një intervistë për Argument Plus kryeministri tha se kjo varet nga forcat politike në vend nëse mund të dakordohen për të gjetur një zgjidhje për te tejkaluar këtë situate të krijuar! Ai thekson se Gjykata Speciale ka prekur figurat kyçe të skenës politike dhe në këtë situatë duhet të tregohet maturi politike! Në këtë situatë kur vendi është me U.D te presidentit, Hoti thotë se shpreson qe partitë politike do të gjejnë një zgjidhje për këtë post!  Emisionin Argument Plus në RTV21 mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:30 minuta!(E pergaditi- Leonora DALIPI)./21Media