Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me fillim nga ora 15:00 pritet të takohet me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Gjithashtu Hoti sot pret në takim liderët e partive politike me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington.

Kësaj ftese nuk i janë përgjigjur pozitivisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. /21Media