Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën kanë biseduar për liberalizimin e vizave dhe shumë çështje të tjera të aktualitetit politik. Në këtë takim Hoti u shpreh se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe se shpreson që BE-ja do t’i vlerësojë këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët.

“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët.

Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media