Hoti takoi menaxhmentin e Trepçës

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, të cilës i është bllokuar llogaria për shkak të borxheve ndaj kreditorëve.

Pavarësisht performancës së mirë dhe rritjes së prodhimit për 28% gjatë këtij viti, rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ.

“Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Në këtë takim bashkë me Hotin ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Hoti, bashkë me Ministrin Kuçi, gjatë ditë ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht./21Media 

Back to top button