Kryeministri Avdullah Hoti, sot mbajti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, të cilin e falënderoi për mbështetjen e përhershme të Italisë për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen.

Siç bëri të ditur qeveria, kryeministri e njoftoi ambasadorin Orlando për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Hoti u shpreh se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, rritjen e punësimit, zhvillimin e tregut të lirë etj.

Ndërsa, Ambasadori Orlando uroi Hotin për detyrën e re, tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit./21Media