Kryeministri Avdullah Hoti sonte deklaroi se vendimi i qeverisë për masat e reja për mbrojtje ndaj Covid-19 do të vlerësohen brenda dy javëve.

“Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19. Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.”, shkroi Hoti në facebook.

Zyra e Kryeministrit sonte informoi se Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19./21Media