Hoti i pakënaqur me qeverisjen e tanishme

Hoti i pakënaqur me qeverisjen e tanishme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti edhe sot ka kërkuar zgjedhje të reja, pasi që sipas tij vetëm zgjedhjet mund të krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” tha se LDK është e gatshme zgjedhje.

“E gjithë opozita është e unifikuar në këtë çështje se vetëm zgjedhjet e reja mund të nxjerrin vendin nga kjo situatë. Në një situatë tjetër, vetë qeveria do të tërhiqej për të hapur rrugë për proceset demokratike”, ka shkruar Hoti.

Në fushën ekonomike, Hoti tha se janë përgjysmuar investimet e jashtme, trendi i papunësisë tash është në rritje, sektori privat po stagnon, reformat ekonomike të filluara me intenzitet të lartë në Qeverinë Mustafa tash janë braktisur plotësisht.

“Në fushën ekonomike, janë përgjysmuar investimet e jashtme, trendi i papunësisë tash është në rritje, sektori privat po stagnon, reformat ekonomike të filluara me intenzitet të lartë në Qeverinë Mustafa tash janë braktisur plotësisht. Buxheti i shtetit është dëmtuar ndjeshëm me vendime për shpenzime pa asnjë kriter dhe me skema sociale të pa menduara, të bazuara vetëm në qëllime elektorale”, tha Avdullah Hoti./21Media