Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Kuvendin e Kosovës sot u shpreh se Qeveria ka ndërmarr masa për parandalimin e sëmundjes Covid-19. Megjithatë, ai tha se nëse kërkohet nga institucionet përkatëse, do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, shkruan rtv21.tv.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në edhe me komitetin që e udhëheq ministri edhe nuk do të hezitoj vijë para juve për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshe, nëse e kërkojnë institucionet përkatëse”, u shpreh Hoti duke thënë se janë duke e menaxhuar situatën.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sqaroi për deputetët se propozimin për gjendjen e jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm  presidenti i Kosovës./21Media