Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk ka paralajmëruar dorëheqje nga ky posti.

Ai përmes një njoftimi për media ka thënë se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për dorëheqjen e Kryeministrit janë të pa vërteta.

“Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion.”, thuhet në njoftimin e Hotit./21Media