Hoti thotë se përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofti se  ka filluar procesi i ekzekutimi të pagesave për biznese në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 28 shtator 2020 me të cilin parashihej mbështetje direkte për sektorin privat nga programi i rimëkëmbjes ekonomike i miratuar në Qeveri kohë më parë. Masat që janë paraparë në këtë vendim, janë punuar plotësisht në koordinim me biznese. Është menduar që ne të ndërhyjmë direkt tek bizneset që janë prekur nga pandemia. Kriteret kanë qenë të qarta, shumë objektive dhe në bazë të vendimit të qeverisë është marrë parasysh numri i të punësuarve në ato biznese”, tha ai në një konferencë për media.

Po ashtu Hoti bëri të ditur se përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla.

“Nga shuma prej 60 milionë euro në dispozicion sot është shpërndarë 37.3 milion. Nesër do të paguhet edhe pjesa tjetër”, tha ai.

Sipas Hotit se vendimi i Qeverisë ka qenë një vendim që siguron një gjithëpërfshirje të bizneseve në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje./21Media

Back to top button