Hoti thotë se Qeveria i ka penguar komunat në dy mënyra

Avdullah Hoti nga LDK ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se po i pengon komunat në dy mënyra.
Sipas Hotit kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale.
“Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave. “, ka thënë Hoti.
E mënyra tjetër që sipas tij Qeveria ka penguar komunat është duke mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa.
“Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale.
Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave.’, ka përfunduar Hoti.
Në anën tjetër kryeministri, Albin Kurti sot ka zhvilluar takim me kryetarët e komunave, Kurti ka thënë se Qeveria do të ndajë 654 milionë euro për komunat për vitin 2023./21Media

Back to top button