Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sa i përket asaj se kush do të udhëheq dialogun me Serbinë tha se rolet janë të ndara dhe ato i ka përcaktuar Kushtetuta.

Hoti pas takimit të parë si kryeministër me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se kjo çështje nuk guxon as të shtrohet si dilemë, shkruan rtv21.tv.

“Nuk shtrohen këto pyetje, Kushtetuta është e qartë. Edhe aktgjykimi i Kushtetues është i qartë, ne i kemi rolet e ndara, por e rëndësishme është të jemi të koordinuar dhe së bashku”, tha Hoti.

Në anën tjetër i pari i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se nuk është në garë me askënd sa i përket udhëheqjes së dialogut, megjithatë tha se në këtë proces do të jenë përkrah njëri-tjetrit.

“Ne do të ulemi bashkë para Serbisë”, u shpreh Thaçi./21Media