Hoti tregon katër pikat në të cilat u dakorduan me përpunuesit e qumështit

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që pati më përpunuesit e qumështit, bëri të ditur pikat në të cilat janë dakorduar.

Hoti u zotua se Qeveria do të marrë përsipër në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të subvencionojë  prodhimin vendor përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25% të çmimit të 10 produkteve të qumështit që është në stok, përcjell portali rtv21.tv

Po ashtu Hoti tha se qeveria ka marrë si obligim që ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës  dhe importit të qumështit pluhur.

Pika e tretë në të cilën janë dakorduar qeveria dhe përpunuesit e qumështit është të qenurit aktiv të inspektoratit të tregut dhe AVUK-ut për t’u siguruar që në markete ndahen fizikisht produktet që janë me vaj palme dhe produktet që kanë bazë qumështin.

Qeveria ka marrë për obligim që të njihen humbjet në rast që qumështi duhet të derdhet dhe të mos jetë ngarkesë tatimore për bizneset.

Sa i përket protestës së sotme të paralajmëruar nga grumbulluesit të qumështit, Hoti u ka bërë thirrje protestuesve që të mos e hedhin qumështin./21Media

Back to top button