Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se pret që gjatë kësaj javë apo javës tjetër do të mblidhen me partitë për të diskutuar rreth çështjes së postit të presidentit. Ai në një konferencë për media shtoi se kjo nuk është urgjente, por e nevojshme.

Pas dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi nga ky post, ushtruese e detyrës ë presidentit aktualisht është kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila ka drejtë ta mbajë këtë post deri në gjashtë muaj./21Media