I ftuar në emisionin “Argument Plus” në RTV21, ishte lideri i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

I ftuar në emisionin “Argument Plus” në RTV21, ishte lideri i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Para pak kohësh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte një takim me liderin e LDK-së Isa Mustafa, takim ky që nxiti shumë fjalë rreth një koalicioni të mundshëm të PDK-së dhe LDK-së, shkruan rtv21.tv.

Lideri i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëri të ditur se ky takim është mbajtur për qëllim që t’i tregohet presidentit  se ai duhet të ndalojë angazhimet e tij jokushtetuese për shkëmbim të territoreve. Sipas tij Mustafa ka kërkuar nga presidenti që të respektojë kushtetutën./21Media