Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Francë ku nesër do të takohet me Presidentin e këtij vendi , Emmanuel Macron. Kjo është bërë e ditur nga një noftim për media e Zyrës së Kryeministrit.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.“, thuhet në njoftim./21Media